Aktori i njohur për rolin e Omerit në serialin “Diamante dhe dashuri”, Engin Akyürek, prej pak kohësh ka nisur xhirimet për një serial të ri, i cili deri tani është pritur mjaft mirë nga publiku. “Sefirin K?z?”, veç Engin, kishte deri tani protagoniste edhe aktoren e njohur Neslihan Atagül. Kjo e fundit, për shkak të problemeve shëndetësore, është detyruar ta lërë serialin duke u zëvendësuar kështu me ish-partneren e Engin, Elif.

Tuba Büyüküstün e ka bërë zyrtar lajmin që do t’i bashkohet kastit të serialit të ri në ekranin e Star TV, së bashku me grupin e punës, me të cilin ajo ka punuar për disa vite.

Pavarësisht se në dukje, Tuba do të zëvendësojë Neslihan Atagül dhe personazhin e saj, në fakt, jo. Ajo nuk do të jetë vajza e ambasadorit, 'Nare', por do t’i besohet një rol i ri në serialin e suksesshëm.

Duke e ndarë entuziazmin edhe me fansat e saj, me një foto bardhë e zi në Instagram, Tuba shkruan se ndihet shumë e lumtur për këtë projekt:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tuba Bu?yu?ku?stu?n (@tubabustun.official)

Nis nga puna një rrugëtim i ri, por i njohur. Ish-partneri im, Engin, skenaristi im i dashur, shoqja ime Eylem, i dashuri Emre, të cilin e kam takuar në vitet e para në aktrim, kam kënaqësinë të punoj sërish me ju dhe me Star Tv. Shihemi së shpejti me një karakter të ri…” – shkruan aktorja.