Ndërsa prej dy ditësh vendi ynë është përfshirë nga reshje me intensitet të mesëm e të lartë, sinoptikania Adiola Bani, nga Meteoalb, tha se që nga mbrëmja e sotme do të kemi rënie të ndjeshme temperaturash.

Bani foli për temperatura deri në -1 gradë celsius edhe në kryeqytet.

Ka nisur përmirësimi i kushteve të motit që në mëngjes. Do ketë kthjellime deri pasdite ku fuqizohen sërish reshjet. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes, do ketë reshje mesatare deri në intensive në gjithë territorin e vendit.

Por, mëngjesi i nesërm do sjellë një përmirësim të motit. Reshjet do jenë të pakta. Që sot pasdite pritet edhe rënie temperaturash.

Në zonat verilindore dhe lindore nga Kukësi në Pogradec priten reshje bore. Vlerat minimale arrijnë në -6 dhe -7. Vlerat më të ulëta pritet të regjistrohen të mërkurën dhe të enjten. Në Tiranë temperaturat arrijnë në 0 ose -1 gradë",- tha Bani në një lidhje me News 24.