Bum videothirrjesh, për shkak të pandemisë dhe përdorimit të shërbimeve si Zoom, Google Meet dhe Microsoft Teams. Ky është përfundimi i një studimi të Juniper Research, sipas të cilit në 2020, përdoruesit e regjistruar në një shërbim ku mund të bëhen videothirrje nëpërmjet telefonit arritën shifrën 1.8 miliardë.

Rritja është e ndjeshme, e barabartë me 50%, krahasuar me 1.2 miliardë persona në total, të regjistruar në 2019, pra 600 milionë më shumë në një vit. Raporti thekson se, në të ardhmen, pavarësisht vijimit të situatës shëndetësore, numri do të vazhdojë të rritet, derisa të arrijë 4.5 miliardë përdorues në 2025. Në praktikë, 50% të abonuar ‘mobile’ në mbarë botën.

Amerika e Veriut dhe Europa janë dy rajonet që do të kenë përhapjen më të madhe të komunikimit me telefonata dhe video-thirrje në katër vitet e ardhshme. Parashikohet që brenda vitit 2025, më shumë se 70% e të abonuarve në këto rajone do të komunikojë nëpërmjet videothirrjeve nga telefonat, për shkak të përhapjes më të madhe të smartphone-ve.

Kërkimi parashikon ndër të tjera që numri global i lidhjeve VoLTE, ose thirrjet zanore (Voice over Lte) do të arrijnë në 5.5 miliardë brenda 2025; në rritje nga 3.3 miliardë në 2021. Rritja prej 60% në katër vitet e ardhshme do të përshpejtohet nga abonimet 5G. pasi shërbimet VoLTE përfshihen në standardet e teknologjisë së gjeneratës së re.

Burimi: ANSA