Një 17-vjeçar nga Elbasani, i shtruar prej një jave te spitali Shefqet Ndroqi (Covid 2), ka ndërruar jetë ditën e sotme për shkak të koronavirusit. I mituri ka qenë i shtruar së bashku me nënën dhe babanë e tij, ky i fundit në gjendje të rënduar, ndërsa e ëma ka lënë spitalin para disa ditësh. Gjendja e djalit u rëndua në 24 orët e fundit, pasi ishin të prekura 100% mushkëritë. Mësohet se ai ka qenë i intubuar dhe me temperaturë shumë të lartë.
Betejën me Covid-19 e ka humbur edhe një 28-vjeçare, po nga Elbasani. Sipas informacioneve të deritanishme e reja ishte shtatzënë dhe nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese. Ajo ka ndërruar jetë menjëherë pasi ka sjellë në jetë foshnjën e saj në muajin e shtatë të shtatzënisë. (përditësuar)
Pritet një reagim nga Ministria e Shëndetësisë për detaje mbi ngjarjet e ndodhura ditën e sotme.