Le ta nisim nga fillimi: për shkak të protokollit mbretëror, Meghan Markle nuk i ishte dhuruar asnjë veshje gjatë shtatzënisë së parë. Kur dukesha e Sussex-it ishte në pritje të foshnjës Archie, së bashku me ekipin e saj bleu një seri veshjesh organike, gjë që i bëri ndjekëset e Meghan të përqëndroheshin pikërisht në veshje të veçanta, të cilat më vonë u kthyen në më të pëlyerat dhe më të shiturat.

Publikimi i parë i veshjes që tërhoqi vëmendejn e të gjithëve ishte në janar 2019, kur Meghan modeloi veshjen “Eliza”, e cila shitet me 228 dollarë. Një muaj më vonë, për baby shower në New York City, Meghan zgjodhi “HATCH's Nearly Skinny Maternity Jean” (248 $) duke reklamuar edhe veshjen më interesante të atij koleksioni “Courrèges Haute Couture”, nga William Vintage.

Veshja “Eliza” ishte veçanërisht e veçantë, sepse Meghan e veshi atë për herë të parë publikisht pasi ishte mësuar zyrtarisht shtatzënia e saj. Menjëherë pas kësaj daljeje, numri klasik i këtij modeli u shit edhe 8 herë më shumë. Por është vërtet e habitshme sa shumë sukses ka pasur ky fustan. Linja HATCH ka bërë publike edhe detajet dhe efektin që pati ky fustan menjëherë pasi e tregoi në publik Meghan Markle.

Por nuk mbetet vetëm me kaq. Ekipi i dizajnit ka zbuluar se, pavarësisht se për shtatzëninë e dytë është përgatitur një set i tërë veshjesh, Meghan në të vërtetë ka menduar të sjellë vetëm atë linjë fustani. 

Pavarësisht se Meghan ka ndarë këto kohë me publikun lajmin e bukur se është në pritje për t’u bërë nënë për herë të dytë, Carolina Herrera, nga HATCH na jep të gjitha arsyet për t'i kushtuar vëmendje asaj etikete që mbetet kampione, ndërsa tregon me krenari suksesin në rritje të këtij fustani, deri edhe në 500 për qind shitje më tepër. Herrera është e sigurt se Meghan do të ishte sukses absolut, cilindo emër dizajneri të kishte zgjedhur.