Dyshja e muzikës elektronike, Daft Punk nuk janë më bashkë. Grupi, i përbërë nga muzikantët francezë Guy-Manuel de Homem-Christo dhe Thomas Bangalter, konfirmoi ndarjen me një video tetë minutëshe me titull "Epilog" të shkëputur nga filmi i tyre shkencor i vitit 2006, Electroma.

Daft Punk u formua në vitin 1993 në Paris dhe vazhdoi të kishte një efekt të madh në skenat në house dhe tekno të Evropës dhe më vonë të gjithë muzikës pop nëpër botë, me albume historike si Homework i 1997-ës dhe Discovery i vitit 2001.

Dyshja mori një famë të madhe gjatë viteve 2000, ndërsa “fshiheshin” pas helmetave robotike dhe bënë pak paraqitje publike dhe shumë pak intervista. Edhe pse ndaluan prodhimin e albumeve pas vitit 2005, Daft Punk vazhduan të ishin të rëndësishëm në fushën e muzikës.

Në vitin 2013, ata publikuan “Random Access Memories”, që do të ishte edhe albumi i tyre i fundit. Daft Punk fituan çmime të shumta Grammy dhe u kthyen në një legjendë të muzikës pop me zhanre të përziera.