Prej fundjavës që lamë pas, një re e madhe pluhuri dhe rëre që vjen nga shkretëtirat e Afrikës Veriore është ngjitur në Evropën perëndimore dhe qendrore. Ndërsa dje, kjo re pluhuri ka zbritur në Alpet e Zvicrës, Austrisë dhe në Italinë veriore.

MeteoAlb ka bërë me dije se reja zbret nga Alpet drejt Ballkanit, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Kjo gjë do të ketë ndikim në temperaturat e rajonit dhe vendit tonë. 

Parashikohet që nga fundi i kësaj jave, qielli nuk do të jetë i kthjellët pasi prezenca e grimcave të ngurta të shkretëtirës do të mjegullojë kthjelltësinë e qiellit në pjesën më të madhe të Evropës. Megjithatë, masat e nxehta ajrore do të sjellin një rritje të temperaturave.