Të thuash ndryshimin midis së majtës dhe së djathtës mund të duket aq e thjeshtë sa të thuash lart-poshtë. Por nuk është aq e lehtë për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë.

Lauren Winzer, një artiste tatuazhesh në Sidnei, Australi, kohët e fundit postoi një foto të një klienteje, e cila kërkoi që shkronjat "L"(left) dhe "R"(right) të ishin përgjithmonë në duart e saj për ta ndihmuar të gjente drejtimin.

"Jo vetëm që tatuazhet janë të lezetshëm, por ato gjithashtu mund të jenë super funksionalë",- ka shkruar ajo në faqen e saj në Instagram.

Vajza që kishtë bërë tatuazhin, tha për 'Daily Mail Australia' se gjithmonë e kishte pasur të vështirë të bënte dallimin midis së majtës dhe së djathtës, deri në pikën kur një shoqe dikur vizatoi një "L" dhe "R" në duart e saj. Atëherë filloi ideja për diçka më të përhershme.

Pothuajse 15% e popullsisë së përgjithshme raportuan se kishin probleme për të identifikuar të majtën nga e djathta, sipas një studimi të botuar vjeshtën e kaluar në Quarterly Journal of Experimental Psychology.

Një studim i hershëm arriti në përfundimin se konfuzioni djathtas-majtas "ndodh shpesh tek të rriturit, madje edhe me intelekt të lartë". Gratë duket se janë më të ndjeshme ndaj saj sesa burrat, zbuloi një tjetër.

Të paktën dy procese janë kritike për këtë ddallim në dukje të thjeshtë: një proces perceptues / hapësinor - zgjedhja e një ane, jo e mesit; dhe një proces etiketimi - ngjitja e fjalës "e djathtë" në anën "e djathtë", tha Marco Andre Hirnstein, një profesor në departamentin e psikologjisë biologjike dhe mjekësore në Universitetin e Bergen në Norvegji, i cili studion fenomenin.

Eshtë procesi i etiketimit aty ku gjërat zakonisht shkojnë keq, vuri në dukje ai.

Dëmtimi i trurit, gjithashtu, mund të shkaktojë fenomenin: 'Sindroma e Gerstmann', një çrregullim i rrallë neurologjik që mund të ndodhë pas një goditje në tru dhe të lërë pacientët të paaftë të bëjnë dallimin midis anës së djathtë dhe të majtë të trupit të tyre.

Por për shumicën dërrmuese të njerëzve me konfuzion 'e djathtë, e majtë', kjo është vetëm një 'pikëçuditje' e trurit.