Ylli i "Wonder Woman", Gal Gadot ka njoftuar në rrjetet sociale se është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë. Aktorja 35-vjeçare pozoi e rrethuar nga burri i saj, Yaron Varsano, dhe dy vajzat e tyre, me duart te barku.

"Ja ku jemi përsëri", -e mbishkroi ajo postimin në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gal Gadot (@gal_gadot)

Njoftimi i shtatzënisë erdhi vetëm disa orë pasi ajo u shfaq në Golden Globes për të dhënë një çmim.

Gadot dhe Varsano u martuan në vitin 2008. Vajza e tyre e parë, Alma, lindi në vitin 2011 dhe vajza e tyre e dytë, Maya, në 2017-ën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gal Gadot (@gal_gadot)

Në maj të vitit 2017, Godot foli për news.com.au rreth forcës që ndjeu pas lindjes.

"Është e çuditshme, por unë ndihem si Wonder Woman (Gruaja e Mrekullive) kur lind. Kur lind, ndihesh sikur je një perëndi. Mendon ‘O Zot, unë e bëra këtë’. Gjëja më e mirë është të bëhesh nënë dhe të japësh jetë", -tha ajo.

Godot bëri debutimin e saj të parë në filmin e famshëm "Fast and Furious", në vitin 2009. Në 2016-ën, ajo u shfaq te "Batman v. Superman: Dawn of Justice" dhe më pas në "Wonder Woman" vitin e ardhshëm.