Meghan Markle mori 630,000 dollarë të martën si një pagesë e përkohshme ndaj kostove të saj ligjore pasi fitoi një kërkesë për privatësi kundër Mail, i cili kishte publikuar pjesë të një letre që ajo i shkroi të atit.
Muajin e kaluar, një gjykatës në Gjykatën e Lartë të Londrës vendosi që tabloidi kishte shkelur privatësinë e saj dhe kishte shkelur të drejtën e saj të autorit duke botuar pjesë të letrës me pesë faqe që i shkroi babait të saj, Thomas Markle.
Gjykatësi Mark Warby vendosi në favor të saj pa mbajtur një gjyq, duke thënë se artikujt ishin një shkelje e qartë e privatësisë, ndërsa gazeta argumentoi që dukesha kishte dashur që përmbajtja e letrës të bëhej publike dhe ajo ishte pjesë e një strategjie mediatike.
Gjykatës iu tha se ekipi ligjor i Meghan po kërkonte më shumë se 1.5 milion paund tarifa ligjore dhe gjysma e shumës duhet të paguhet brenda 14 ditëve. Këtë shumë gazeta e përshkroi si "joproporcionale".
Warby ra dakord të bënte një urdhër shpenzimesh të përkohshëm prej 630,000 dollarësh, duke thënë se shuma përfundimtare mund të jetë shumë më tepër se kaq.
Ekipi ligjor i Meghan gjithashtu kërkoi që gazeta të dorëzonte çdo kopje të letrës dhe i bëri thirrje gjykatësit që të urdhërojë gazetën të botonte një deklaratë në faqen e parë, ku të thuhej se dukesha e kishte fituar çështjen, si dhe një njoftim gjithashtu të vendosur në faqen e parë të MailOnline, që duhet të qëndrojë "jo më pak se 6 muaj".