“U drodh mali e u lind miu…” e quan të gjithë zhurmën që u bë pas mbrëmjes së djeshme, avokati i moderatorit të njohur shqiptar Meriton Mjekiqi. Më herët, gjatë mbrëmjes së 2 marsit, policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e moderatorit dhe menaxherit të disa këngëtarëve shqiptarë, Meriton Mjekiqi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje në trafik.

Në ora 22:20, policia është njoftuar për një rast, në të cilin janë përfshirë dy vetura, konkretisht drejtuesit e tyre. Rasti, sipas informatave fillestare, ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në trafik të drejtuesve të dy makinave. Rasti është duke u trajtuar në SP ‘Jugu’ në Prishtinë”.

Po pas kësaj deklarate, lajmet morët dhenë, madje deri edhe te përdorimi i armëve gjatë konfliktit.

Por ngjarjen që ndodhi në lagjen “Arbëria (Dragodan)” të Prishtinës, shumë pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë, e ka shpjeguar publikisht edhe avokati i Mjekiqit, Asdren Hoxha. Pas procesit të marrjes në pyetje nga policia, Mjekiqi është lënë i lirë dhe lajmin e ka dhënë vetë avokati i tij.

Meriton Mjekiqi është i lirë…

Une jam avokati i tij edhe njoftoj opinionin se nuk është intervistu për kurrfarë gjuajtje me armë, nuk ka qenë në arrati edhe ky lloj informimi nga mediat pa kurrfarë konfirmimi zyrtar paraprak, është brengosës…

Në këtë rast është provokuar gazetari në rrugë edhe kjo është e vërteta…

U dridh mali e u lind miu…

Pak orë më parë, Mjekiqi ka postuar foto dhe video në Instagramin e tij nga puna e tij e përditshme, e cila duket që vijon normalisht.