Një tërmet i fortë me madhësi 5.9 të shkallës Rihter tronditi Greqinë mbrëmjen e kësaj të enjteje, sipas një vlerësimi të rishikuar nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës.

Epiqendra u raportua 16 kilometra në jugperëndim të Elassona, në zonën më të madhe të Tyrnavos, ku dje u regjistrua një tjetër tërmet me magnitudë 6 të shkallës Rihter.

Thellësia e tërmetit vlerësohet në 10 km.

Tërmeti u ndie në një sërë zonash të Greqisë deri në Atikë. Presidenti i Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmetet, Efthymios Lekkas, e përshkroi lëkundjen si “surprizë”, duke theksuar se tërmeti u aktivizua në një epiqendër tjetër nga tërmeti i djeshëm, epiqendër që nuk dihej deri më tani.

Për fat të mirë, është larg zonave të banuara”,- tha ai ERT, duke theksuar se “se ne duhet të shohim evolucionin e fenomenit.”

Lëkundja e tërmetit është ndier edhe në zonën juglindore të Shqipërisë si në Korçë dhe Pogradec ku njerëzit kanë dalë nga shtëpitë të frikësuar.

Lëkundje të lehta janë ndier deri në Tiranë.