Fillimi i çdo jete njerëzore është një kohë me potencial të pakufizuar. Çdo sekondë, një fëmijë krijon më shumë se një milion lidhje të reja nervore, duke krijuar marrëdhënie me mendjen kureshtare, trupin e tij dhe mjedisin rrethues. Dikush na solli në vëmendje thënien e Jean Paul Sartre, “Çdo njeri, krejt natyrshëm, e ka një vend të vetin. As kryelartësia, as vlera nuk e përcaktojnë në ç'lartësi ndodhet. Këtë e vendos fëmijëria.”

Rëndësia e fëmijërisë së hershme, me kalimin e viteve bëhet më e qartë, sepse fëmijëria konsiderohet si një kohë që hedh bazat për shëndetin, lumturinë, suksesin dhe sjelljen shoqërore në të ardhmen e çdo individi. Vitet nga zero deri në pesë vjeç, për çdo fëmijë, mund të shënojnë një kohë me mundësi të mëdha ose me shans të humbur për një të ardhme më të mirë. Gjatë periudhës kur prindërit duhet të marrin një vendim për edukimin e fëmijës së tyre, ndodh që edhe të gabojë në zgjedhje. Nëse zgjedhja nuk është e duhura, atëherë shanset janë që, shumë fëmijë, vite më vonë, ta tregojnë koston e lartë që mund të ketë lënë pasoja të pakthyeshme pas.

Për të kuptuar se sa e rëndësishme është fëmijëria e hershme te çdo fëmijë dhe për të pasur një përgjigje të argumentuar, një bisedë me një eksperte edukimi si Etleva Haxhihyseni, do të ndihmonte shumë, sidomos prindërit e rinj. Zysh Etleva ka mbi 30 vjet përvojë në mësimdhënie në sistemin e Arsimit të Mesëm të Ulët në sistemin tonë të edukimit, në sistemin IB (International Baccalaureate). Po ashtu, ajo ka eksperiencë në mësimdhënie në nivel universitar në Shkenca Edukimi.
Përvoja e gjatë në sistemin arsimor, e bën Etlevën një zë të rëndësishëm kur është fjala për edukimin e fëmijëve.

“Jo të gjithë fëmijët e suksesshëm kanë lindur nxënës të mirë. Sigurisht, personaliteti luan rol në gatishmërinë, prirjen e fëmijës, ritmet e nxënies, ndëraktivizimin; por është e rëndësishme që çdo fëmijë të marrë motivimin e duhur”,- thekson zysh Etleva. Duke u nisur nga ky fakt, pyetja e shumë prindërve “A duhet të investoj në edukimin e hershëm të fëmijës?” merr përgjigje të argumentuar dhe bindëse. Sepse zgjedhja e një vendi të specializuar dhe të certifikuar për edukimin dhe kujdesin e fëmijëve nga 0-6 vjeç është një hap i sigurt më pranë së ardhmes.

Po si mund të gjendet vendi i duhur që do të shënjojë të ardhmen në edukimin e një fëmije?

‘Edu Kidz’, një nga kopshtet jopublike më të përfolur në kryeqytet, jo vetëm për metodat cilësore të edukimit, por edhe për harmoninë që vendos qysh në moshë të hershme mes fëmijëve, synon t’i bëjë fëmijët (dhe prindërit) ta kornizojnë që tani atë që i pret nesër.

Siç dihet, fëmijët lindin me aftësinë për të përthithur dhe mësuar gjatë fëmijërisë së tyre të hershme. Vendosja pranë një mjedisi të pasur e të strukturuar, që i bën ata të ndërveprojnë me njëri-tjetrin dhe me gjithçka kanë përreth, është shumë e rëndësishme në këtë fazë të jetës. Ky fakt i bën ata të habiten, të bëhen kureshtarë, të kërkojnë, të gjejnë zgjidhje, të provojnë përsëri e në fund të nxjerrin vetë mësime nga situatat e krijuara. Metodat e ‘Edu Kidz’ nuk “mbushin” mendjet e fëmijëve, por i nxitin ato të ndërtojnë dijen hap pas hapi.

Studime të shumta kanë arritur në përfundimin se fëmijët me qasje ndaj edukimit të hershëm cilësor, janë më të përgatitur për të ardhmen e tyre. Ata kanë një fjalor më të pasur, komunikim më të mirë, aftësi sociale, marrëdhënie më pozitive me shokët e klasës dhe kanë një gatishmëri më të lartë për t’u arsimuar. Programet e ‘Edu Kids’ mundësojnë një lidhje midis njohurive dhe argëtimit, duke ndjekur parimin ‘të mësosh duke u argëtuar’.

“Nëse në procesin e të mësuarit e përfshijmë përmes lojërave didaktike dhe aktiviteteve të larmishme si vizatim, muzikë, lexim, shëtitje në natyrë, ne kemi realizuar njëkohësisht zhvillimin njohës, krahas atij emocional, social, fizik, estetik, e kështu me radhë. Fëmija mëson në mënyrë të natyrshme, motivohet dhe kuriozohet po aq natyrshëm, pa u sforcuar në këtë proces”,- thotë gjatë intervistës zysh Etleva, drejtuese e kopshit ‘Edu Kidz’.
Për të kuptuar më tepër rreth edukimit të fëmijëve dhe botës së ‘Edu Kidz’, Etleva Haxhihyseni jep më shumë detaje në këtë intervistë ekskluzive për Class.

1- Çfarë e bën një fëmijë të shkojë me dëshirë në çerdhe apo në kopësht?

Qëllimi i edukimit në fëmijërinë e hershme është aktivizimi i kuriozitetit të natyrshëm të fëmijës. Nëse procesin e të mësuarit e përfshijmë përmes lojërave didaktike dhe aktiviteteve të larmishme si vizatim, muzikë, lexim, shëtitje në natyrë (që fëmijëve u pëlqen shumë); ne kemi realizuar njëkohësisht zhvillimin njohës, krahas atij emocional, social, fizik, estetik, e kështu me radhë.
Fëmija mëson në mënyrë të natyrshme, motivohet dhe kuriozohet po aq natyrshëm, pa u sforcuar në këtë proces. Ky është edhe arti i edukimit. Nëse arrijmë këtë, e kemi ftuar fëmijën të vijë me dëshirë në një mjedis ku ndjek rrugëtimin zhvillues.

2- Kur është fjala tek edukimi i fëmijës, cili është parimi kryesor që prindërit duhet ta njohin me çdo kusht?

Është sa e bukur, po aq edhe e vështirë të maksimalizosh potencialet që fëmija ka brenda vetes. Së pari, duhet të njohim uniken e fëmijës, çfarë interesash shfaq ai në ndërveprimin e tij në procesin e të mësuarit.
Secili nga ne ka interesa të spikatura në një fushë të caktuar, por jo gjithnjë ato njihen apo zbulohen nga edukatorët. Është misioni i edukimit të zbulojë çfarë prirjesh ka fëmija. Kur flas për “edukantët” (edukatorët), e kam fjalën edhe për prindërit, që janë institucioni bazik në edukimin e fëmijës. Nëse nisemi nga respektimi i unikes tek fëmijët, sigurisht që edhe procesi i edukimit bëhet më harmonik dhe i natyrshëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edu Kidz (@edu_kidz)

3- Po parimet që ndiqni ju përmes ‘Edu Kidz’, cilat janë?

Filozofia e programit në ‘Edu Kidz’ përqafon konceptin e zhvillimit tërësor të fëmijës. Në të pasqyrohet kuptimi i të mësuarit përmes përfshirjes aktive në veprimtari të udhëhequra, lojëra, dhe në ndërtimin e njohurive në mënyra të ndryshme.

Mësimdhënia, mësimnxënia dhe zhvillimi i fëmijëve nuk është një proces mekanik, por një proces organik dhe i pandalshëm.
Ne nuk mundemi të parashikojmë rezultatin e këtij zhvillimi, por mund të krijojmë kushtet në të cilat ata do të fillojnë të lulëzojnë.

- Përvojat dhe njohuritë që fëmijët sjellin në mjediset mësimore, të kombinuara me kuriozitetin e tyre natyror janë themeli i të mësuarit në ‘Edu Kidz’. Përfshirja në aktivitete të synuara i aktivizon natyrshëm në ndërtimin e dijes. Kënaqësia e veprimtarive dhe puna në grup janë të lidhura ngushtë dhe janë thelbësore për rritjen. Në ‘Edu Kidz’, fëmijët zhvillojnë aftësinë dhe besimin për të bashkëpunuar me të tjerët.
- Aplikimi i arteve të bukura me mësues specialistë të fushës, ofron kënaqësi dhe një mënyrë që fëmijët të interpretojnë botën e tyre reale dhe të imagjinuar; të shprehin krijimtarinë, ndjenjat dhe kuptimet e tyre.
- Ne kemi mundësuar veprimtarinë e mbjelljes dhe kujdesit ndaj prodhimeve bujqësore. Në parcelat e fermës sonë të vogël, fëmijët kujdesen për bimët, ashtu si edhe për kafshët.
- Zhvillimi fizik dhe mirëqenia e çdo fëmije arrihet mes aktiviteteve të larmishme. Ne quajmë të rëndësishëm ndërveprimin në natyrë dhe me natyrën, që u lejon fëmijëve jo vetëm zhvillimin e shëndetshëm, por mbi të gjitha, fillimet e krijimit të një stili jete të bukur.
- Lojërat në mjedis të hapur rritin kënaqësinë e fëmijëve dhe njëkohësisht i forcojnë dhe zhvillojnë shumanshmëri.
- Mjedisi në ‘Edu Kidz’ ofron kohë, hapësirë dhe mundësi për aktivitete fizike, përvetësim të njohurive sipas niveleve, qëndrim të sigurt dhe ushqim të shëndetshëm.

Në ‘Edu Kidz’ na pëlqen ta mendojmë edukimin në partneritet të pandashëm midis prindërve dhe edukatorëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edu Kidz (@edu_kidz)

4- A është e vështirë ‘të mposhtet’ sot kënaqësia teknologjike tek një fëmijë, me anë të aktiviteteve të ndryshme?

Më keni prekur në pikën time të dobët. Shpesh, më takon të shoh fëmijë të moshës së vogël që mbajnë në duar telefonat e prindërve. Nuk përmbahem t’u jap një këshillë. Ndoshta ndërhyj tepër, por nuk mundem të rri pasive tek shoh një fenomen në përhapje dhe kaq të dëmshëm për fëmijën. Nuk dua të ndalem te dëmet. Prindërit sot kanë kulturën e duhur ta kuptojnë, por nuk kanë durimin ta bëjnë.
Gjithçka varet nga mënyra se si ne mbushim kohën e fëmijës. Nëse aktivitetet janë të larmishme, të qëllimshme e të organizuara mirë, që përmbushin të gjithë dëshirat e kënaqësitë e fëmijës, nuk do të gjejmë kohë për teknologjinë. Në rastin më të mirë, e vëmë atë në shërbim të edukimit të organizuar e të planifikuar me kujdes.
Nëse fëmijëve ua mbushim kohën me aktivitete, në mënyrë të natyrshme, kemi shmangur keqpërdorimin e teknologjisë.

5- Cili është çelësi i komunikimit tuaj me fëmijët?

Fëmijët janë si të rriturit, ata duan të jenë të respektuar. Mendoj se dashuria duhet të jetë në raport të drejtë me respektin; dashuri e shprehur përmes fjalëve të bukura e të zgjedhura me kujdes, një komunikim etik përshtatur moshës së tyre, por mbi të gjitha respekt, respekt, respekt ndaj personalitetit të tyre.
Për të fituar respektin e fëmijëve, jemi ne që duhet t’i respektojmë më parë.

6- Sa i rëndësishëm është motivimi dhe vetëvlerësimi tek fëmijët në grupmoshën 3 deri në 6 vjeç dhe si e praktikoni ju këtë në ‘Edu Kidz’?

Jo të gjithë fëmijët e suksesshëm kanë lindur nxënës të mirë. Sigurisht personaliteti luan rol në gatishmërinë, prirjen e fëmijës, ritmet e nxënies, ndëraktivizimin; por është e rëndësishme që çdo fëmijë të marrë motivimin e duhur.
Një nga gabimet në edukim është ideja e kufizimit të të mësuarit në klasë. Klasa është burimi kryesor i mësimit, por zhvillimi i tyre duhet të shtrihet jashtë mureve të klasës. Kjo e motivon së tepërmi fëmijën. Nëse fëmija ndihet i motivuar dhe i vlerësuar në rrugëtimin e tij, vetëvlerësimi vjen gjithnjë në rritje.

7- Cilat janë cilësitë që duhet të ketë një edukatore apo mësuese e kësaj grupmoshe?

Ajnshtajni, diku thotë: “Nëse kur kam qenë i vogël më ke mësuar se elefantët flenë në pemë, tërë jetën do ndihem budalla.”
Desha të them se ekziston një opinion i gabuar në përgatitjen e edukantëve të arsimit parashkollor. “Meqë fëmijët janë të vegjël, mësuesit nuk është e nevojshme të dinë shumë.”
Jo, përkundrazi. Edukanti duhet të dijë aq shumë sa të mbushë e pasurojë botën e fëmijëve dhe të jetë aq i aftë sa të thjeshtojë njohuritë përshatur me moshën e tyre. Mbi të gjitha, të respektojë personalitetin dhe uniken e çdo fëmije.

8- Çfarë duhet të ketë parasysh një prind për të zgjedhur vendin e duhur për edukimin e fëmijës?

Zgjedhja e një institucioni edukimi është çështje tepër delikate për çdo prind. Pedagogjia bashkëkohore pohon se vitet e para janë tepër të rëndësishme në formimin e personalitetit të fëmijës. Një prind duhet të jetë i vëmendshëm në filozofinë e institucionit, stafin që i jep jetë programit të detyruar dhe të vlerësojë ekspozimin e fëmijës në ajër të pastër, rrezet e diellit, praninë e natyrës dhe shumëllojshmërinë e aktiviteteve në procesin mësimdhënie-mësimnxënie. Kush mendon se fëmija shkon në kopsht për të kaluar kohën, gabon.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edu Kidz (@edu_kidz)

9- Si e pëshkruajnë fëmijët ‘Një ditë në ‘Edu Kidz’?

Nuk e kisha menduar këtë, por kur i pyetëm fëmijët, na thanë gjithë entuziazëm…”Sepse mësojmë”, “Sepse luajmë, bëjmë balet dhe është shumë qejf!”, “Sepse luajmë në piano”, “Sepse mezi presim të takojmë shokët që i duam shumë”…
Mund të kuptohet edhe nga përgjigjet e tyre, që hapësirat e interesave janë shumëngjyrëshe. Fëmijët kanë nevojë për gjithçka ushqen trupin, mendjen, ndjenjat dhe emocionet e tyre.

10- Mund ta përshkruani me tri fjalë atë që ‘Edu Kidz’ ofron për fëmijët e grupmoshës 0-6 vjeç?

DIELL, ARGËTIM, ZHVILLIM.

‘Edu Kidz’ sjell një botë në duart e vogla të fëmijës suaj.

-Për prindërit që janë të interesuar për regjistrime, pas leximit të artikullit, përfitojnë 20% ulje duke dërguar një SMS me kodin #classkidz, në numrin +355 68 552 1006.