Edicioni i 63-të i evenimentit më të njohur të muzikës “Grammy Awards 2021”, është transmetuar mbrëmjen e së dielës në kanalin CBS. Ndonëse në kushte virtuale, ceremonia e madhe muzikore u ndoq nga mijëra shikues anembanë botës.

Bad Bunny, Taylor Swift, Dua Lipa, Cardi B dhe Megan Thee Stallion ishin disa nga interpretuesit që përshëndetën eventin dhe fansat e tyre në mbarë botën.

Beyoncé udhëhoqi me nëntë nominime dhe, pasi mori fitoren e 28-të Grammy në karrierën e saj, theu rekordin për çmimet Grammy të fituara deri më sot nga një këngëtare.

Dua Lipa, Roddy Ricch dhe Swift shënuan secila nga gjashtë nominime, dhe Swift mori në shtëpi çmimin e saj të tretë të Albumit të Vitit.

Lista e plotë e fituesve:

Regjistrimi muzikor më i mirë i vitit

“Everything i Wanted” — Billie Eilish

 

Albumi i vitit

“Folklore” — Taylor Swift

 

Kënga e vitit

“I Can’t Breathe” — H.E.R.

 

Artisti i ri

Megan Thee Stallion

 

Performanca më e mirë POP

“Watermelon Sugar” — Harry Styles

 

Performanca më e mirë POP/Grup

“Rain on Me” — Lady Gaga & Ariana Grande

 

Albumi më i mirë tradicional vokal i pop-it

“American Standard” — James Taylor

 

Albumi më i mirë pop/vokal

“Future Nostalgia” — Dua Lipa

 

Albumi më i mirë elektronik

“Bubba” — Kaytranada

 

Kënga më e mirë Rock

“Stay High” — Brittany Howard

 

Albumi më i mirë Rock

“The New Abnormal” — The Strokes

 

Performanca më e mirë R&B

“Black Parade” — Beyoncé

 

Kënga më e mirë R&B

“Better Than i Imagined” — Robert Glasper featuring H.E.R. & Meshell Ndegeocello

 

Albumi më i mirë R&B

“Bigger Love” — John Legend

 

Albumi më i mirë alternativ

“Fetch the Bolt Cutters” — Fiona Apple

 

Kënga më e mirë Rap

“Savage” — Megan thee Stallion featuring Beyoncé

 

Albumi më i mirë Rap

“King’s Disease” — Nas

 

Performanca më e mirë Country Solo

“When My Amy Prays” — Vince Gill

 

Kënga më e mirë Country

“Crowded Table” — The Highwomen

 

Albumi më i mirë Country

“Wildcard” — Miranda Lambert

 

Albumi më i mirë Latin Pop ose Urban

“YHLQMDLG” — Bad Bunny

 

Albumi më i mirë Latin/Tropikal

“40” — Grupo Niche

 

Albumi më i mirë Folk

“All the Good Times” — Gillian Welch & David Rawlings