Shampot ne i zgjedhim të jenë të bukura, aromatike dhe mundësisht, të bëjnë sa më shumë shkumë. Por në fakt, këto janë vetëm zbukurime pasi e vërteta është se as molla, as portokalli dhe asnjë frut tjetër që imitohet nga aromatikët, nuk është përdorur ndonjëherë për të larë flokë.

Ajo së cilës duhet t’i kushtoni rëndësi është që shampoja juaj të mos përmbajë sulfate. Para se ta bleni sepse shishja është ngjyrë rozë dhe ka të pikturuar një shegë, sigurohuni të lexoni përbërësit dhe nëse shikoni se përmban sulfate, më mirë lëreni. Zgjidhni një shampo pa sulfate pasi është e vetmja e cila ua pastron flokët pa ua shkatërruar ato.

Sulfatet janë agjentet përgjegjës për tharjen e flokut, pasi zhveshin flokun nga yndyra natyrale që e mban të plotë dhe të shkëlqyer dhe madje, edhe bojën e flokëve. Kështu që nëse e ndjeni flokun tepër të thatë, nuk është çudi nëse fajin e ka shampoja.