Kohët e fundit, një firmë sigurie Android Zimperium raportoi qarkulllimin e një aplikacion të ri, me qëllim të keq, që lejon hacker-at të vjedhin të dhënat tuaja. Ky aplikacion, i quajtur System Update, pretendon të azhurnojë telefonin tuaj, por, në të vërtetë, është thjesht një aplikacion ‘spyware’ që mund të vjedhë të gjitha të dhënat duke përfshirë lëvizjet tuaja dhe historinë e kërkimit në internet.

Ky virus, shpjegojnë kërkuesit e sistemit të sigurisë, kërkon veprim të vetë përdoruesit, që duhet të plotësojë një sërë komandash, përfshirë edhe informacione, të cilat mbërrijnë në një server të krijuesve.

Gjithçka ndodh pa u kuptuar nga përdoruesi, dhe e vemtja ikonë që duket në të është logoja e Google, me dixhiturën ‘searching for update’.

Sipas drejtuesve të komanisë Zimperium, ky virus mund të jetë pjesë e një sulmi të përqëndruar e të mirëmenduar. Ai thekson se është më i sofistikuari i realizuar deri më sot, dhe padyshim mund të jetë nevojitur shumë kohë për ta krijuar.

Ndërkohë po punohet për të gjetur një zgjidhje sa më parë të jetë e mundur për këtë virus të ri që prek sisitemet android të smartphon-ëve në mbarë botën.