Projekti i parë i Meghan Markle dhe Princit Harry me Netflix do të përqendrohet në një nga kauzat më pasionante të Dukës së Sussex.

Lojërat Invictus, konkursi i stilit Paraolimpik për personelin e shërbimit të dëmtuar (invalidë) dhe veteranët, themeluar nga Harry në 2014-ën.

Archewell Productions, që i përket çiftit po krijojnë një dokumentar për Netflix në lidhje me këtë ngjarje. 'Heart of Invictus', titulli i projektit, do të ndjekë atletët ndërsa përgatiten për Lojërat Invictus në Hagë, Hollandë, që do të zhvillohen në vitin 2022.

Nuk mund të isha më i emocionuar se kaq për këtë rrugëtim që na pret, apo krenar për komunitetin “Invictus”, për frymëzimin e vazhdueshëm të shërbimit global, potencialit njerëzor dhe shërbimit të vazhdueshëm”,- tha Harry në një deklaratë.

"Ky serial do t'u japë komuniteteve në të gjithë botën një dritare në historitë prekëse dhe frymëzuese të këtyre konkurrentëve në rrugën e tyre për në Hollandë vitin e ardhshëm."

Meghan dhe Harry u shprehën në një deklaratë: "Përmes punës sonë me komunitete dhe mjedise të ndryshme, për të ndriçuar mbi njerëzit dhe kauzat në të gjithë botën, fokusi ynë do të jetë në krijimin e përmbajtjes që informon, por gjithashtu jep shpresë."