Nëse nuk ju ka zënë gjumi herët mbrëmë në darkë, me siguri e vutë re se Instagram dhe Facebook patën një problem. Dy rrjetet e mëdha sociale u bllokuan dhe ashtu si me çdo bllokim të tyre, përdoruesit u drejtuan në Twitter, duke e bërë trending hashtagun #InstagramDown. Rreth 20 minuta më vonë, platformat filluan të punonin përsëri.

Një zëdhënës i Facebook më vonë tha në një deklaratë me email:

“Më herët sot, një ndryshim i konfigurimit bëri që shërbimet e Facebook të mos ishin të disponueshme për disa njerëz. Ne shpejt e hetuam dhe zgjidhëm çështjen. Kërkojmë falje për shqetësimet.”

Në janar, një numër i panjohur i përdoruesve u bënë “log out” nga llogaritë e tyre, gjë që Facebook tha se ishte për shkak të një ndryshimi të konfigurimit.

Në mars të vitit 2019, Facebook kishte një nga ndërprerjet më të gjata në historinë e kompanisë dhe ishte jashtë funksionit për shumë përdorues për mbi 12 orë.

Facebook, rrjeti më i madh në botë i mediave sociale, ka gati 3 miliardë përdorues në muaj.