Aktori i famshëm për rolin e Kevin në filmin "I vetëm në shtëpi", është bërë baba për herë të parë. 40-vjeçari Macaulay Culkin dhe partnerja e tij, aktorja Brenda Song, kanë gëzuar ardhjen në jetë të djalit të tyre më 5 prill, por vetëm këtë të hënë, kur në rrjet shpërthyen urimet nga fansat, u mësua nga të gjithë lajmi i bukur.

Të njohur më së shumti për rolet e tyre në "The Suite Life of Zack & Cody" dhe Kevin i "Home Alone", dy aktorët kanë vendosur ta pagëzojnë të sapoardhurin në jetë me emrin Dakota Song Culkin, për nder të motrës së ndjerë të Culkin.

Brenda dhe Macaulay u takuan për herë të parë në setin e "Changeland" në 2017-ën. Lajmin e pritjes së ëmbël ata nuk e kishin bërë publik deri në çastin kur fëmija erdhi në jetë.