Justin Bieber i ka dhënë fund beqarisë në 2018-ën, pas një lidhje shumë romatike me modelen e njohur Hailey Bieber. Ata organizuan një martesë ekstravagante në 30 shtator 2019, në Karolinën e Jugut.

Në një intervistë për Mirror, ka treguar se pavarësisht si duket nga jashtë, çdo martesë ka problematikat e saj. Si dhe theksoi se, viti i parë i martesës ishte tepër i vështirë, sa që  çdo ditë ndihej sikur e kishin detyruar ta bënte këtë martesë. Po nga vinte e gjitha kjo?! Pse mund të ndihesh në këtë mënyrë me dikë që dashuron?

“Viti i parë i martesës ka qenë shumë i vështirë. Kishim shumë mungesë të besimi ndaj njëri-tjetrit. Janë disa gjëra që nuk dëshiron t’i pranosh te personi me të cilin je, sepse janë të frikshme”.

Justin foli dhe për gjendjen aktuale në martesën e tyre, duke thënë se e kishin kaluar këtë fazë të vështirë:

'Ne thjesht po krijojmë momente si çift, si familje, po ndërtojmë kujtime.'
 
'Dhe është e bukur që ne kemi atë ndjesinë e të priturit me padurim. Më parë, jeta ime në shtëpi ishte e paqëndrueshme. Unë nuk kisha asgjë të rëndësishme. Nuk kisha dikë që ta doja. Nuk kisha dikë që mezi ta prisja. Por tani e kam atë.'