Sundimtari, i shumëdiskutuar i Dubait, zotëron një ‘perandori’ në Britani, një tokë që duket se tejkalon 40,000 hektarë (100,000 hektarë), duke e bërë atë një nga pronarët më të mëdhenj të vendit, sipas një analize të 'Guardian'.
 
'Guardian' ka zbuluar se këto kompani private që i përkasin sheikut Mohammed, i cili është nënkryetar dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe.
 
Madhësia e saktë e tokës së tij britanike nuk dihet, sepse shumica e pronave të lidhura me të, janë në pronësi përmes kompanive ‘fantazmë’. Kjo ngre pyetje të njohura në lidhje me natyrën sekrete të shumave të mëdha të pronësisë në Britani, dhe nëse është strukturuar në mënyra për të shmangur pagimin e taksave në Mbretërinë e Bashkuar kur pronat shiten.


 
Një avokat i Mohammed-it nuk pranoi të konfirmojë çdo detaj të pronave ose kompanive që i zotërojnë ata, duke thënë se punët e tij financiare janë private dhe konfidenciale. Avokati mohoi, megjithatë, që prona të zotëruara nga sheiku Mohammed ishin blerë nga kompani ‘fantazmë’, ose se ato ishin strukturuar për të shmangur taksat në Mbretërinë e Bashkuar.

Detajet e zotërimeve të pronave të sheikut Mohammed, flasin dhe për fuqinë dhe ndikimin e tij në Britaninë e Madhe.