Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez bënë gjithçka për ta bërë marrëdhënien e tyre të funksionojë, por fatkeqësisht nuk i shpëtuan dot ndarjes. Javën e kaluar ata njoftuan fundin e lidhjes së tyre, edhe pse kriza mes çiftit përflitej në media prej pak kohësh. Ata thanë vetëm se janë më mirë si shokë, pa dhënë detaje mbi arsyen e ndarjes. Ndërsa së fundmi një person i afërt me J.Lo ka zbuluar arsyen e vërtetë, që kishte të bënte me mungesën e besimit nga ana e Jennifer.

"Ajo këmbënguli në këtë. Ka shumë çështje që janë të pazgjidhura," -tha burimi për revistën People dje. "Ajo ka qenë mjaft e palumtur dhe nuk mendonte se ishte në interesin e saj të qëndronte me Alex".

Mikesha e saj shtoi se J.Lo thjesht nuk mund t'i besonte më Alex-it.

Ndërsa një burim tjetër tregoi se ish-çifti pëlqenin të kalonin më shumë kohë së bashku si familje, por ishte e vështirë të mbanin shkëndijën kur shiheshin çdo ditë. Burimet hodhën poshtë fjalët e tradhtia ishte shkaku i ndarjes së tyre.

"Jennifer ka qenë në këto situata të vështira më parë. Ajo nuk është nga ato që ulet dhe vetëm qan", thotë mikesha e saj. "Fëmijët e saj e bëjnë atë të lumtur. Ajo është shumë mirë".

Lopez gjithashtu gjeti mbështetje tek ish-burri i saj Marc Anthony, i cili së fundmi udhëtoi me Max dhe Emme në Republikën Dominikane, në mënyrë që ata të kalonin kohë me nënën e tyre.

"Jennifer dhe Marc kanë një marrëdhënie të shkëlqyer. Të kishte atë pranë ndërsa i duhej edhe të punonte jashtë vendit ka qenë shumë ngushëlluese".

Megjithatë, edhe pse ndarja nga Rodriguez nuk ishte e lehtë, Lopez ndihet në paqe me vendimin e saj.