Ditët e fundit u tha në media se një nga çiftet më të përfolura të vitit 2021, prezantuesja italiane Diletta Leotta dhe aktori turk Can Yaman, po kalonin një moment krize në lidhjen e tyre. Majde, në rrjetet sociale, fansat kishin gjetur tashmë disa prova të mundshme të ndarjes.

Së pari Can, disa ditë më parë, u zhduk nga Instagrami, duke mbyllur (pa dhënë shpjegime) profilin e tij me mbi 8 milionë ndjekës. Nga ana tjetër, në fotot e fundit të publikuara, Diletta nuk e mban më unazën e saj të fejesës, një unazë Tiffany me vlerë mbi 40 mijë euro. Sikur të mos mjaftonte kjo, dasma, e cila do të bëhej në Romë më 16 gusht, është shtyrë.

Dëshmi të krizës apo thjesht rastësi?

Për ta sqaruar gjithë ngatërresën e krijuar në rrjet, Diletta u kujdes vetë. Prezantuesija e mohoi krizën në çift, duke thënë se të gjitha lajmet e shumëpërfolura këto ditë kanë qenë thashetheme.

"Martesa nuk është anuluar, ato që po qarkullojnë janë vetëm thashetheme. Historia jonë e dashurisë është e vërtetë dhe unë jam shumë e lumtur. Vetëm do t’i bëjmë gjërat në kohën e duhur. Ai u largua nga mediat sociale për arsye biznesi”, -ka thënë prezantuesja 29-vjeçare.

Historia e dashurisë mes Dilletta-s dhe Can lindi në dhjetor dhe u bë publike në shkurt. Edhe nëse ka pasur grindje për shkak të xhelozisë së aktorit, ose për shkak se Diletta nuk kishte pranuar ta shoqëronte disa ditë në Turqi, siç zbuloi gazetari Santo Pirrotta në TV8, të dy vazhdojnë të jenë të dashuruar si ditën e parë! Dasma, megjithatë, mund të presë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ?Diletta Leotta? (@dilettaleotta)

Burimi: Vanity Fair Italia

LEXONI EDHE:

Pak para dasmës, çifti i njohur i jep fund lidhjes së dashurisë?