Pra, po kërkon një model flokësh të ri në prag të sezonit të ngrohtë? Para se të lini një takim te parukierja, është edhe pjesa më e vështirë apo jo? Cili është modeli dhe ngjyra më e bukur? Si mund ta zgjedh ngjyrën që më përshtatet më shumë? Po nëse i pres të shkurtër, a do më shkojnë dhe cili model?

Për shumë nga ne stili i flokëve që përshtatet më shumë me natyrën është një sfidë e vërtetë. Megjithatë, për disa zgjidhja bëhet më e thjeshtë kur vendosin t’i presin flokët e shkurtër.

Për të gjitha ju që preferoni t’i mbani flokët të shkurtër, modeli ‘shift’ është një zgjedhje e zgjuar (nëse doni flokët super të shkurtër).

Po kështu edhe një ‘shag’ (flokë të shkujdesur) është jashtëzakonisht në trend.

Pavarësisht nga prerja e shkurtër e flokëve që zgjidhni, do të ndiheni disa herë më praktike dhe më të lira me pamjen e re dhe të freskët.

Sigurisht, edhe nga prerja e flokëve dhe transformimi mund të lindë një motivim i ri në sezonin e ngrohtë.

Për të marrë pak frymëzim për modelin e ri të flokëve, shikoni këto modele të bukura të flokëve të shkurtër. Dhe zgjidhni stilin tuaj…