Në fund të vitit 2018, Stine njoftoi përmes një postimi në Instagram se ishte ndarë nga partnerja e tij, Graciela. Në postim ai shkroi:

“Edhe pse fundvit, gjej lartësinë shpirtërore për të falënderuar çdo moment të bukur dhe të vështirë të kaluar së bashku. Kam bindjen e plotë se do funksionojmë më mirë pa njëri-tjetrin. E kemi pasur fatin dhe mundësinë më mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë. Kështu që nuk mbetet tjetër, veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje!”

Por disa muaj më vonë ata u ribashkuan dhe duket se marrëdhënia e tyre u rregullua. Megjithatë, Stine vazhdon të pyetet nëse është i ndarë apo është bashkë me nënën e vajzës së tij 4-vjeçare, Estias.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Grazia (@grazia__official)

I ftuar në “Glamour Zone”, në RTV Ora, gazetarja Ester Bylyku i tha Stines së njerëzit e dinë të ndarë dhe kërkoi të dinte si është e vërteta. I çuditur Stine ia ktheu:

“Kush tha që jemi ndarë? Jemi bashkë! Kemi qenë të ndarë, por tani jemi bashkë. Ajo ka qenë thjesht një fazë.”

I pyetur për planet për zgjerimin e familjes, këngëtari tha se janë rrugës. Vajzë apo djalë? Pak rëndësi ka për Stinen.