Si e diel Pashke që është e dimë që tryeza juaj është mbushur plot me ushqime të mira, megjithatë kush mund t’i thotë jo një ëmbëlsire më shumë?! Ne e patëm të pamundur t’i rezistonim kur e pamë sa e mirë kjo ëmbëlsirë me petë sfoliatë, krem dhe fruta u doli Sosela Ndinës dhe Mirela Andonit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Papare ? Mirela Andoni (@papare_thebeautyofsmallthings)

Përbërsit që ju duhen:

• 1 petê sfoliatë 

• 500 ml qumësht

• 1 vezë

• 1 lugë miell

• 1 lugë niseshte

• 4 lugë sheqer

• vanilje

• 100 gr çokollatë

• luleshtrydhe dhe çokollatë për pjesën lart

Mënyra e përgatitjes:

Petën sfoliatë e prisni në formën e vezës, pjesët që mbeten i përdridhini edhe i ngjisni me të bardhë veze anash vezës sfoliatë (si në video). E shponi me pirun dhe e fusni në furrë me 180 gradë për 15- 20 minuta.

Në tenxhere vendosni qumështin, shtoni sheqerin, vaniljen, miellin, niseshtenë dhe vezën. E rrihni derisa të bëhet një masë dhe e vendosni për t’u zier, gjithmonë duke e trazuar derisa të vlojë e të trashet. E hiqni nga nxehtësia edhe shtoni çokollatën e copëtuar, e trazoni derisa të tretet. Vendoseni në tas dhe sipër mbulojeni me qese kuzhine që mos krijojë cipë.

Pasi të ftohen të dyja, me kremin mbushni vezën edhe sipër zbukurojeni me luleshtrydhe dhe çokollatë.

Një version tjetër është ky më poshtë nga Sosela Ndina që duket po aq e shijshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sosela ?? (@sunnykitchen_)