Si konsumatore të ndërgjegjshme për mjedisin, duhet të jeni krenare për blerjen dhe përdorimin e artikujve që jo vetëm i bëjnë mirë planetit dhe ndikojnë në jetëgjatësinë e tij, por janë edhe më jetëgjata për ju. Në këtë kategori bëjnë pjesë edhe veshjet, pantallonat, fundet apo këpucët. Shumë prej emrave më në zë të modës, kanë nisur të prodhojnë artikuj edhe me materiale të ricikluara.

Megjithatë, për të qenë të sinqertë, kjo pikëpamje dashamirëse ndaj mjedisit nuk ka kaluar në sirtarin e të brendshmeve, i cili është i mbushur me reçipeta, mbathje si të gjyshes - nga të gjitha llojet apo jo? Disa palë i vishni vazhdimisht, ndërsa të tjerat janë aty prej disa vitesh. Shumë prej tyre ose janë dobësuar, ose kanë mbetur aty për inerci.

Duke parë shumëllojshmërinë e të brendshmeve, mund ta pyesni veten: sa shpesh duhet të blini të brendshme të reja? Dhe po aq e rëndësishmja, a konsiderohet tabu veshja e të brendshmeve në një datë të caktuar?

Megjithëse një video në TikTok, që u bë virale kohët e fundit, rekomandoi zëvendësimin e të brendshmeve çdo gjashtë deri në nëntë muaj. Kjo nuk duket edhe aq e pabesueshme apo jo?

Për ta zbuluar këtë, kanë folur për Popsugar Lauren Schwab dhe Marissa Vosper, themeluese të “Negative Underwear”.

Këshillat e tyre ishin fare të thjeshta.

1. Zgjidhni të brendshme pambuku (ose një copë tjetër të rehatshme)

2. Zgjidhni marka të zgjuara, me cilësi

3. Lajini pas çdo here që i vishni

4. Zëvendësojini të brendshmet shpesh

Në këtë pikën e fundit, natyrisht, ekspertët u ndalën pak më shumë për të shpjeguar.

Si të gjitha veshjet e tjera, edhe tek të brendshmet, bakteret mund të grumbullohen gjatë kohës. Kjo është arsyeja pse të brendshmet duhen ndërruar shumë shpesh.

Nëse me një palë mbathje nuk po ndiheni aq rehat, është shkak edhe i këtyre baktereve, të cilat mund të jenë grumbulluar edhe për shkak të lagështirës. Ato mund të shkaktojnë edhe infeksione bakteriale ose edhe myk. Zgjidhje për të shmangur këto probleme është zëvendësimi i të brendshmeve me të reja. Këshilla më e mirë është 12 deri në 24 muaj.