Ribashkimi i shumëpritur i Friends, më në fund, ka një datë publikimi. Pas një vonese të gjatë të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, është publikuar edhe traileri.

Friends: Reunion do të jetë në dispozicion në HBO Max nga data 27 maj, ndërsa kasti ka filluar xhirimet së bashku muajin e kaluar.

Friends ishte një nga sitcom-et më të mëdha të viteve ‘90 dhe përfundoi në vitin 2004. Shfaqja me 10 seri pritet prej një kohe të gjatë nga fansat dhe u bë e mundur falë shërbimeve të transmetimit si Netflix.

Të gjashtë anëtarët e kastit origjinal - Matthew Perry (Chandler), Jennifer Aniston (Rachel), Courteney Cox (Monica), Lisa Kudrow (Phoebe), Matt LeBlanc (Joey) dhe David Schwimmer (Ross) - do të marrin pjesë.

Ata do të shfaqen së bashku me yjet e tjerë joprotagonistë, duke përfshirë Maggie Wheeler (Janice), James Michael Tyler (Gunther), Reese Witherspoon (Jill) dhe Tom Selleck (Richard), si dhe Elliott Gould dhe Christina Pickles, të cilët luajnë prindërit e Ross dhe Monica-s, Jack dhe Judy.

Të ftuar të famshëm, përfshirë David Beckham, Lady Gaga, BTS, Cara Delevingne, Mindy Kaling, James Corden, Malala Yousafzai dhe Justin Bieber, pritet të shfaqen gjithashtu.

Një teaser i ribashkimit, i publikuar dje, tregon 6 aktorët që ecin së bashku me një version melodik të kolonës zanore të Friends, “I'll Be There For You” nga The Rembrandts.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Aniston (@jenniferaniston)

Ribashkimi u përfol fillimisht në nëntor të 2019-ës. Fillimisht ishte parashikuar të niste transmetimin në maj të 2020-ës, por pandemia e Covid-19 vonoi prodhimin me një vit.