Sado i larmishëm të jetë trendi, vit pas viti, moda herë pas here ka qejf të rikthehet. Për fat të mirë, tendenca e fundit e rrobave të banjës është ajo që kemi pasur para disa vitesh, kështu që, me siguri, do ta përqafoni edhe këtë verë.

Zonja dhe zonjusha, ju lutemi mirëpritni kthimin triumfues të printeve dhe modeleve retro (motive të frymëzuara nga vitet '70, të cilat na kujtojnë “Pucci” dhe “Versace”, me cilësi unike).

Rrobat e banjës me printe, retro, kanë gjeneruar një rritje kolosale, gati 1000 për qind të klikimeve nga blerësit në internet, në krahasim me të njëjtën kohë të vitit të kaluar.

Kjo do të thotë që printet retro do të jetë dominues këtë verë dhe do të pushtojë plazhet anekënd botës.

Me fjalë të tjera, printet retro janë tendenca për të provuar një model të ri të rrobave të banjës, por edhe nëse thjesht po kërkoni të ndryshoni modelet që keni për ta pasuruar gardërobën me të reja.

Me një seri stilesh dhe çmimesh, do të gjeni printet që ju përshtaten. Frymëzohuni nga ky koleksion bikini, që pritet të dominojë verën 2021.