Stina e pranverës ka sjellë ndryshime të shpeshta të situatës meteorologjike dhe kështu parashikohet edhe kjo fundjavë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme, ndikuar nga kalimi i një fronti, do paraqitet me reshje shiu në të gjithë Shqipërinë. Në pjesën bregdetare do të ketë shtrëngata me rrufe të izoluara.

Gjatë së dielës reshjet e shiut do të izolohen në pjesën veriore për t’u lënë vend kthjellimeve e vranësirave në zonat e tjera të vendit.

Megjithatë, të hënën situata do të paraqitet ndryshe, pasi moti i kthjellët do të mbizotërojë në vend me vranësira kalimtare përgjatë maleve.

Era përgjithësisht do të fryjë nga kuadrati i jugut, mesatare, e hera-herës e vrullshme në brigjet detare shoqëruar me valëzim të forcës 3 dhe 4 ballë.

Temperaturat do të pësojnë rënie të dielën në mëngjes, ndërsa rritja e ndjeshme e tyre do të vijë mesditën e së hënës si në fotot e mëposhtme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak