Ambasada shqiptare në Izrael është rrezikuar nga një sulm me raketa nga Hamasi mesditën e sotme. Kjo bëhet e ditur nëpërmjet një postimi në Twitter nga ambasada, ku thuhet se raketat e Hamas-it sulmuan shumë pranë ndërtesës së Ambasadës Shqiptare, që fatmirësisht nuk është prekur.
Në postim, Ambasada shprehet e shqetësuar për sulmet e Hamas-it ndaj Izraelit, ku thekson se civilët nga të gjitha anët duhet të mbrohen dhe se kjo situatë konfliktuale mes dy vendeve, duhet të qetësohet.
Rocket strike in Ramat Gan, close to the Albanian Embassy too, amid heavy barrages on central Israel.
— Albania in Israel (@AlEmbassyIsrael) May 15, 2021
Very concerned by the Indiscriminate attacks by Hamas on Israel. Civilians on all sides must be protected and this explosive situation must de-escalate. https://t.co/30dHqtvwWd
Viktimat në Rripin e Gazës janë më shumë se 140, mes tyre 31 të mitur dhe 20 gra. Që nga fillimi i konfliktit, Hamas dhe organizata të tjera fundamentaliste kanë qëlluar mbi 2300 raketa dhe predha në drejtim të Izraelit, 90% e të cilave janë ndaluar nga sistemi i Kupolës së Hekurt. Ndërkohë nga Izraeli në drejtim të Hamasit janë hedhur të paktën 660 raketa.