Erdhi koha që NBC të zgjedhë pasardhësen e Ellen DeGeneres Show, dhe megjithëse ata e kanë një yll në xhep, shumë gjëra duhet të shkojnë siç duhet për ta bërë atë të funksionojë.
Burime në rrjet na tregojnë - se shumë më parë pandemisë - stafi drejtues i NBC, e konsideronte Kelly Clarkson Show si trashëgimtaren e orës sindikale të Ellen. Ata e dinin që atëherë se Ellen do ta ‘tërhiqte spinën’.
Kelly Clarkson Show, pati shumë probleme pas pandemisë. Ishte një periudhë sfiduese dhe vlerësimet i ranë, ashtu si shumë shfaqje pas pandemisë.
Ellen DeGeneres vendosi para pak ditësh, të mbyllte përfundimisht emisionin e saj pas 19 sezonesh dhe më shumë se 3000 episode.
Së fundmi Ellen ka pranuar se është ndikuar nga bashkëshortja e saj, Portia, për këtë vendim kaq të madh. Ajo është shprehur se ka qenë në kërkim të një sfide më të madhe dhe se partnerja e saj, të cilën ajo e cilëson si “egoiste”, i dha shtysën e fundit drejt vendimit për t’i dhënë fund programit.