Përballë fëmijëve të Piter Panit, as reperi i njohur Capital T nuk i ka mbajtur dot për vete sekretet. Veç shumë projekteve që ka në plan dhe shumë të tjerave që pritet t’i publikojë së shpejti, True Kapo është përfolur jo pak edhe për jetën private.

Gazetarët e vegjël nuk ia kursyen pyetjen për nusen e ardhshme, madje kërkuan të dinin nëse e ka gjetur nusen për të plotësuar kushtin e prindërve (edhe një vit kohë ke për të gjetur nuse): “Në fakt, kështu më kanë thënë, edhe një vit kohë, por unë them që ata kanë kohën e tyre, unë kam kohën time. Një vit apo një vit e gjysmë, drejt asaj rruge po shkojmë”, – tha reperi duke shtuar se zemrën ia kanë rrëmbyer dhe se është rrugës për ta konsoliduar lidhjen e dashurisë.

Megjithatë, siç shtoi ai, gjithmonë jetën private ka dashur ta mbajë larg publikut: “Kam dashur që gjërat e mia më të shtrenjta t’i kem për vete”.

Kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën? Tani fillon kërkimi për të zbuluar identitetin e saj.