Po të ktheheni pak vite para, në pranverë - verë 2014, do të kujtoni një prej trendeve që nisi të dominojë asokohe - fundet me pala. Shtatë vjet më parë, palat u rikthyen dhe u veshën nga të gjithë, që nga vogëlushet me stilin e shkollës deri tek ikonat e modës që dolën në pasarela. Silueta elegante e viteve '50 u përqëndrua edhe në marka më ekonomike si Zara dhe H&M, të cilat i futën këto modele në koleksionet e tyre. Të gjithë e kishin patjetër një fund të tillë dhe e veshën një të bardhë gjatë verës.

Nëse keni qenë aq të zgjuara sa të mos e hidhni fundin e disa viteve më parë, ai është rikthyer sërish në modë. Sepse palat janë rikthyer dhe po bëjnë një “shfaqje” të habitshme këtë vit.

Janë ndër veshjet më të ndjekura në Instagram dhe janë zgjedhur nga vajzat e njohura të modës. Duke i shtuar disa detaje këtij modeli, vajzat kanë kuptuar që jo vetëm ndihen më rehat, por edhe mund ta kombinojnë një të tillë me gjithçka, pavarësisht ngjyrës.

Pavarësisht nëse preferoni që fundet me pala të jenë mini, midi ose edhe të gjatë, ky do të jetë trendi që do të pushtojë verën, kështu që mos hezitoni ta rizgjidhni.

Nëse zgjidhni një minifund me pala që të dukeni si nxënëse, shtoni edhe një palë çizme ngjyrë kremi me pamje retro... Pastaj na tregoni për suksesin.