Një diamant rozë ka vendosur një rekord të ri, si diamanti më i madh që del në ankand, me vlerën 29.3 milionë dollarë, në Hong Kong.

‘The Sakura’, emërtimi i këtij diamanti, është një koncept japonez mbi lulëzimin e qershisë. Ky diamant me ngjyrë vjollcë-rozë është 15,8 karat, i vendosur në një unazë ari.

Diamanti klasifikohet si një vlerë e pastër dhe e rrallë (fancy vivid), për shkak të thellësisë së ngjyrës së tij dhe përsosmërisë që e karakterizon. Çdo njollë e brendshme e tij është e dukshme vetëm nën një mikroskop të fuqishëm.

Kjo unazë ëndrrash, është blerë nga një blerës aziatik, por nuk janë dhënë më shumë detaje.

Vickie Sek, kryetar i departamentit të bizhuterive të Azisë, tha në një deklaratë se "normat e forta të shitjes dhe çmimet e jashtëzakonshme të arritura për diamante me ngjyra dhe gur të çmuar, me cilësi të lartë pasqyrojnë një kërkesë të fuqishme në treg."

"The Sakura" mundi një rekord të mëparshëm të vendosur nga "The Spirit of Rose", një diamant me ngjyrë vjollcë-rozë me 14.8 karat i cili u shit për më shumë se 27 milionë dollarë në një ankand të organizuar nga Sotheby në Gjenevë, Zvicër në nëntor.

Thjesht 1% e diamanteve rozë thuhet se janë më të mëdha se 10 karat dhe vetëm 4% vlerësohen si "fancy vivid".