Princi Philip përfshiu në testament 3 punonjësit e tij, duke u lënë një sasi të madhe parash. Në testament ishin përfshirë gjithashtu nipërit dhe mbesat e tij.

Duka i Edinburgut ndërroi jetë muajin e kaluar në moshën 99-vjeçare dhe sipas The Sun la një pasuri prej 42 milionë dollarësh.

Ndërsa Mbretëresha pritet të jetë përfituesja kryesore e pasurisë së tij, ai gjithashtu u sigurua që të kujdesej edhe për ndihmësit e tij më të afërt - gjë që nuk ka ndodhur më parë, siç ka pretenduar një burim mbretëror.

"Ndryshe nga disa mbretër të tjerë, Princi Philip është treguar bujar me tre ndihmësit që u kujdesën për të", tha një burim. "Ndër ta përfshihet sekretari i tij privat, Brigadier Archie Miller Bakewell, shoqëruesi i tij William Henderson dhe shërbëtori Stephen Niedojadlo."

Burimi tha se nipërit e mbesat e tij do të ishin gjithashtu të përfshirë në testament. Dhe duket se Princi Philip nuk e ka përjashtuar nga testamenti as Princin Harry, pavarësisht kritikave të tij publike ndaj familjes mbretërore që kur u tërhoq nga detyrat zyrtare.

“Philip nuk ishte lloji i njeriut që mund të ndëshkonte nipin për sjellje të keqe. Ai ishte një njeri shumë i drejtë, i njëtrajtshëm dhe i dashur. Asnjëherë nuk mbante mëri”, tha burimi.

Ndërkohë, katër fëmijëve të tij - Princit Charles, Princeshës Anne, Princit Edward dhe Princit Andrew - u është thënë se ata mund të marrin çfarë të duan nga koleksioni i tij i librave.

Megjithatë një zëdhënës i Pallatit Buckingham nuk pranoi të konfirmonte përmbajtjen e testamentit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Royal Family (@theroyalfamily)

Burimi: Page Six