Jemi vetëm një javë para natës finale, por asgjë nuk ndryshon për vogëlushët e Piter Panit. Tashmë, ata e kanë kthyer anijen në një shtëpi të dytë dhe mezi presin të vijë e hëna për të argëtuar çdo familje që i ndjek nga ekrani.

Megjithatë, rrugëtimit dalëngadalë po i vjen fundi. Vetëm një javë larg finales, sonte përballë gazetarëve të vegjël të këtij edicioni do të ulen dy personazhe të njohur të të gjithëve, madje edhe të vetë të vegjëlve.

Po kush janë personazhet e sotëm?

Ardian Bujupi

Që në moshën 1-vjeçare, familja emigroi në Gjermani. Por kushtet e vështira të familjes dhe rrethanat e jashtëzakonshme me të cilat u përballën nuk e penguan Ardianin të realizojë ëndrrën e tij për t’u marrë me muzikë.

Që fëmijë, ai jo vetëm e pati pasion, por edhe e praktikoi muzikën pa iu ndarë asnjëherë. Mori pjesë në disa kompeticione muzikore në Gjermani dhe Shqipëri derisa e gjeti veten në rrymat R'n'B dhe Hip Hop. Pjesëmarrja përballë muzikantëve të njohur gjermanë si Diwtwr Bouvling, në shfaqjen (Deutschland sucht den Superstar) ishte një përvojë e jashtëzakonshme për Bujupin, pas së cilës karriera e tij muzikore njohu vetëm suksese.

Irgen Çela

Një prej personazheve më të dashur të së dielës mbrëma në spektaklin “Portokalli”, sonte do të jetë përballë fëmijëve të Piter Panit për të zbuluar një profil të ri, fëmijën që ka gjithmonë brenda vetes, por edhe sfidat e një aktori profesionist që është gjithmonë i duartrokitur. Pastaj, edhe ndonjë të fshehtë tjetër nga jeta private, për të cilën ai nuk flet shpesh...