Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër si sot një vit më parë. Përgjatë këtij viti, Klea ka rezistuar për të mos e publikuar portretin e të birit në rrjetet sociale, por jo pa ndarë momente me të. Ndërsa me rastin e 1-vjetorit të Krid, Klea nuk mund ta mbante për vete gjithë dashurinë dhe krenarinë për të birin. Së bashku me disa fjalë zemre, ajo ka publikuar edhe disa foto familjare, duke zbuluar për herë të parë portretin e të voglit të saj.
“Krid i mamit, jeta ime e shtrenjtë, qenie e qenies sime. Frymë e imja e përjetshme, ajri im, lumturia jonë më e madhe. Nuk e harroj kurrë momentin kur të mora në krahë dhe po shpërtheja nga lumturia, momenti kur unë u takova për herë të parë me mrekullinë më të madhe të Zotit, që më kishte dhuruar mua.
Nuk e besoj dot se si iku një vit dhe ti sot bën 1 vjeç, o jeta ime. Kur të kisha në bark e të ledhatoja aty e ëndërroja si do ishe, si do i kishe sytë, hundën, doçkat e kur qeshim sot bashkë e të përqafoj e luaj me ty. Faleminderit që na zgjodhe ne për prindërit e tu, o engjëlli ynë.
Mami zgjohet natën dhe rri e të shikon e të puth në gjumë se jeta ime është vetëm e jotja dhe unë për ty do bëj gjithçka që ti të jesh i lumtur.
Të dua sa vetëm Zoti e di. Edhe frymën time e jap për ty, por unë lutem që të kemi jetë sa më të gjatë që të të shijojmë ty në jetën tënde që qoftë fusha më e bukur me lule që unë kam parë ndonjëherë.
Zoti të bekoftë dhe qofsh i udhës. Mua dhe babin na ke përjetë me sytë nga ty. Të duan po aq sa ne: gjyshërit, tezet, xhaxhi e të gjithë miqtë e ngushtë të mamit e babit. Gëzuar ditëlindjen e parë KRID mreti!” -ka shkruar Klea.
View this post on Instagram
Nuk dimë të themi kujt i ngjan Kridi më shumë, por gjykojeni vetë.