Kuzhina ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm gjatë vitit të kaluar. Për disa, ajo ka shërbyer si një oaz qetësie, ku arratiseshin nga të papriturat, një vend ku çlironin kreativitetin dhe imagjinatën. Për të tjerë, një hapësirë ku mund të gjeje gjithnjë diçka për të bërë. Pavarësisht mendësisë, të gjithë kaluam kohë si asnjëherë më parë në kuzhinë, sa më shumë kohë kalonim, aq më shumë kërkesa dhe dëshira lindën brenda nesh.

Dëshironim më shumë nga kuzhina jonë, kërkonim më shumë ngjyra, kërkonim më shumë stil, kërkonim më shumë teknologji. Pajisje që deri dje i kishim parë si të zakonshme, sot e dimë që mund të jenë të jashtëzakonshme.

Të gjithë meritojmë një kuzhinë, e cila do të jetë zemra e shtëpisë, të mblidhemi në familje, të gëzojmë mes miqsh, të krijojmë kujtime, qoftë kjo kuzhina e apartamentit në qytet, shtëpisë në plazh apo viletës në mal.

Propozimi 1: Shtëpia jote në plazh

Jemi futur zyrtarisht në stinën e verës, ditët e gjata, netët buzë detit do të jenë kryefjala për muajt në vijim. Prandaj dhe sygjerimi i parë do të jetë për shtëpinë tuaj në plazh.

Natyrë, det, bardhësi dhe pastel do të jenë elementët kryesorë ku do të bazohet edhe propozimi ynë për shëpinë në plazh. Frigoriferi Fab28, ikonë e SMEG me një ngjyrë blu pastel, sjell në kuzhinë kaltërsinë e detit, i cili sëbashku me furrën, pianurën dhe aspiratorin krijojnë gjithçka duhet për kuzhinën tënde në plazh. Detyra jote tashmë është vetëm të krijosh kujtime në të.

Propozimi 2: vjen për shtëpinë në qytet

Jeta në qytet është dinamike, prandaj ne propozojmë për ju një kuzhinë të gjithën të bardhë me elementë të klasikes, të cilat janë pa kohë dhe do të duken gjithnjë bukur në kuzhinën tuaj.

Produktet në foto: Frigoriferi SMEG FAB32, Furra SMEG, Koleksioni Vintage Victoria, Pianura me gaz ose elektrike.

Propozimi i tretë - për viletën në mal

Ndërthurja e natyrës me stilin dhe teknologjinë, duke kombinuar klasiken dhe vintage me shkëndija ngjyrash nga pajisjet e vogla dhe frigoriferi ikonik FAB28 këtë herë pastel rozë. Për një kuzhinë që do t’i lërë të gjithë me gojë hapur.

Produktet në foto: Frigoriferi SMEG FAB32, Furra SMEG, Koleksioni Vintage Victoria, Pianura me gaz ose elektrike.

Po sikur t’ju thonim që frigoriferi ikonik FAB, furrë, pianurë dhe aspirator tani mund t’i përfitoni për vetëm 2690 euro.

Të mbetet vetëm të kombinosh ngjyrat, deri më datë 20 qershor!
Pallati Smeg, Pranë Stadiumit Dinamo.