Prej pak kohësh, lajmet në mediat e showbiz-it kanë lakuar emrat e Kanye West dhe Irina Shayk, që mendohej se mund të ishin në një lidhje, për të cilën tanimë nuk ka asnjë dyshim. Reperi dhe modelja e njohur, pas ndarjes me Bradley Cooper, janë kapur mat në një udhëtim të fundit, shumë romantic, në Francë. Duket se në Provence çifti i ri ka festuar 44-vjetorin e reperit, vetëm disa muaj pasi u nda Kim Kardashian.

Në fotot ekskluzive nga DailyMail, Kanye dhe Irina shihen duke bërë shëtitije në Provence, Francë, duke konfirmuar në këtë mënyrë thashethemet që qarkullojnë prej disa ditësh për lidhjen e tyre.

Kim, zyrtarisht i kërkoi divorcin Kanye pas gati 7-vitesh martesë në fund të shkurtit.

Irina dhe Kanye nuk janë të huaj për njëri-tjetrin, pasi ata njihen që prej një decade. Modelja ishte pjesë e videoklipit të tij në vitin 2010 në këngën “Power”

Aktualisht, çifti po qëndron në hotelin luksoz “Boutique Villa La Coste” së bashku, ku suitat variojnë nga 1,250 - 1,550 € për një natë.