Connor Cruise preferon të mbajë një jetë private dhe t’i shmanget vëmendjes mediatike që vjen me famën e dy prindërve të tij. Megjithatë, ai e ka një profil në Instagram dhe është e pashmangshme që fotot e tij të mos merren nga mediat.
Së fundmi, në profilin e tij, Connor zbuloi një pamje të re, pasi ka hequr mjekrën dhe është qethur. Ai duket shumë ndryshe nga Connor që kemi parë herë pas here përkrah të atit.
“Fytyrë e re, kush është ky”, -ka shkruar 26-vjeçari.
Ai është djali i adoptuar i dy yjeve të Hollywood-it, të cilët e kanë marrë që kur ishte i porsalindur. Ai ka edhe një motër, Isabella-n, 28 vjeç, e cila u adoptua nga çifti tre vjet para Connor.