Ditën e djeshme vogëlushi i Tunës, Zen festoi 1-mujorin e lindjes dhe këngëtarja ndau në rrjete sociale disa foto shumë të ëmbla me dy djemtë e saj.
“Një muaj më parë lindi dashuria e cila nuk pushon së rrituri …Gëzuar muajin e 1-rë të lindjes, Zen”, shkroi Tuna.
View this post on Instagram
Në këto foto, nuk mund të mos vihen re format e bukura të Tunës, vetëm një muaj pas lindjes. Sot ajo ka zbuluar për të gjithë sekretin se si ka arritur të humbasë peshë kaq shpejt dhe t’ju rikthehet linjave të saj.
Tuna ka treguar se ka nisur të marrë mësime për “pole dance” dhe falë kësaj ka arritur format që ka sot.
Kjo formë kërcimi, zhvillohet jo vetëm në klubet e natës, të njohura si Strip Club, por edhe si një formë e zakonshme e fitnesit, e praktikuar në palestra dhe studiot e dedikuara të vallëzimit.
Gjithashtu duhet të theksojmë që ka një sërë benefitesh, duke nisur nga humbja e peshës dhe krijimi i shpejtë i muskujve, e deri tek krijimi i vetbesimit.