Pasi u konfirmua lidhja e tij me supermodelen Irina Shayk, Kanye West bëri hapin e radhës. Duket se reperi dëshiron të fillojë një kapitull të ri dhe po kërkon t’i shkëpusë marrëdhëniet jo vetëm me Kim-in, por edhe me motrat e saj.
Reperi së fundmi e hoqi ish-bashkëshorten e tij Kim Kardashian, dhe të gjitha motrat e saj, nga ndjekësit në Twitter. Megjithatë është e paqartë nëse ai e bëri këtë lëvizje para apo pas të gjitha urimeve që Kim dhe Khloe i bënë për ditëlindje, në fillim të kësaj jave.
Ndërsa në Instagram, West vazhdon të ndjekë vetëm një person dhe ajo është Kim, nëna e katër fëmijëve të tij. Por mbetet për t’u parë për sa kohë do të vazhdojë të ndjekë vetëm Kim-in, tani që lidhja e tij me Irina Shayk nuk është më një sekret.
Çifti i ri ishin në Provence të Francës këtë javë, për të festuar ditëlindjen e Kanye-s para se të ktheheshin në SHBA. së bashku, me një avion privat.
Burimet thonë se Kim “është mirë" dhe pas divorcit të tyre është duke u përpjekur të ecë përpara.
“Ajo thjesht dëshiron që ai të jetë i lumtur dhe i shëndetshëm", -tha një burim, duke shtuar se Kim po studion dhe është përqendruar te fëmijët.
Nuk e dimë arsyen pse Kanye vendosi të mos i ndjekë më vajzat e familjes Kardashian, vetëm pak ditë pasi Khloe e quajti atë “vëllanë e përjetshëm”.