Edhe pse për një kohë të gjatë kemi pasur vetëm një model të preferuar xhinsi, atë me bel të lartë, një stil i viteve 80’, kjo nuk do të thotë që të gjitha stilet e tjera të xhinseve janë ‘zhdukur’.

Tema në fjalë janë xhinset me shtrat të ulët. Ashtu siç shumë tendenca rikthehen, këtë sezon do të jenë pikërisht xhinset me bel të shkurtër kryefjala e modës.

Karakerizohen nga freskia që të ofrojnë gjatë stinës së verës. Është një stil që kërkon përshtatje midis formave trupore. Por një këmishë one-size e bardhë, xhinse të zbardhura me shtrat të shkurtër, pak të gjera tek fundet, dhe një palë sandale minimaliste, mund t’i përshtateshin kujtdo.

Nëse keni nevojë për pak frymëzim, këtu janë katër veshje që shpresojmë t'ju japin një pikënisje. Por, nëse dëshiron të mbetesh tek xhinset me bel të lartë, përsëri ke bërë një zgjedhje të mirë!