Flokët e thinjur janë një gjë shumë normale për të gjithë, me kalimin e viteve. Në vend që të lyeni vazhdimisht flokët me bojë, mjafton të përdorni lëkurën e patateve për të errësuar ngjyrën, sepse përmban elementë që shërbejnë si ngjyrues natyral për flokët.

Hapi i parë:

Merrni 5 ose 6 patate dhe hiquni lëkurën. Vendosini në një enë të madhe të mbushur me gjysmë litër ujë. Vendoseni ujin bashkë me lëkurën e patateve të ziejë për 20 deri në 30 minuta.

Hapi i dytë:

Më pas kullojeni ujin në një enë tjetër dhe hiqni lëkurën e patateve. Lerëni të ftohet.

Hapi i tretë:

Lani flokët me produktet e zakonshme që përdorni.

Hapi i katërt:

Hidhni lëngun e lëkurës së patateve në flokë dhe lëreni për pak minuta. Thani flokët me peshqir dhe pas gjysmë ore lajini përsëri me ujë.

Hapi i pestë:

Mund të bëni të njëjtën gjë një herë në javë, deri sa të shihni rezultatet që doni të arrini.