Një nga lojtarët më të mirë të Danimarkës Christian Eriksen, humbi ndjenjat gjatë ndeshjes me Finlandën, pak minuta më parë, në minutën e 43 të lojës, ku u krijuan disa skena shqetësuese.

Mesfushori i Interit u rrëzua papritur gjatë lojës, më pas stafi mjekësor u thirr menjëherë në fushë. Për rreth 10 minuta ata u panë duke i bërë masazh kardiak Christian Eriksen. Lojtarët e tjerë u rrethuan duke mbuluar trupin e tij dhe dukeshin të shokuar nga kjo situat.

Tifozët e shqetësuar, me lot në sy, bënin thirrje dhe lutje për këtë lojtar që njihet në mbarë botën.

Ndeshja është pezulluar dhe nuk dihet ende gjendja e Christian Eriksen.