Sipas Shërbimit Meteorolgjik Ushtarak, gjatë kësaj jave vendi parashikohet të jetë në një zonë të ndërmjetme masash ajorore. Në pjesën perëndimore të Mesdheut do të ndikoje anticikloni dhe në Ballkanin Lindor do të mbetet ndikimi i ciklonit me qendër që do të drejtohet për në Detin e Zi.

Kështu, në vend priten kryesisht kthjellime e vranësira. Këto hera-herës do të marrin zhvillim kryesisht në pjesën malore dhe kodrinore të vendit. Në këto zona, në orët kur temperaturat do të arrijnë maksimumin e tyre, parashikohen lokalisht reshje shiu me shtrëngata breshëri dhe rrufe. Kjo situatë do të mbartë me vete në këto orare edhe zagushi, pasi dhe temperaturat do të vijnë në rritje.

Era përgjithësisht do të fryjë nga juglindja dhe veriperëndim e lehtë dhe në bregdet e përgjatë luginave në mesditë do të vijojë me forcë mesatare, deri të vrullshme, gjatë ditës së hënë e të martë. Valëzimi në dete do të arrijë 3 deri 4 ballë deri ditën e martë. Më tej deti do të jetë i qetë.

Shërbimi Meteorolgjik Ushtarak