Një moment i vështirë u përjetua mbrëmjen e djeshme gjatë ndeshjes Danimark-Finland, teksa Christian Eriksen pësoi një atak kardiak në mes të fushës.

Të gjithë e shohin si shpëtim ndihmën që dha kapiteni i skuadrës, Simon Kjaer, i cili i bëri masazh kardiak dhe i mbajti gjuhën jashtë, para se të vinte ndihma e shpejtë.

Fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore tashmë është e stabilizuar, mirëpo pas kësaj që i ndodhi ka shumë gjasa që të mos kthehet më të luaj me ekipin e Interit në Itali.

"Jam mirë, shpresoj të kthehem në fushë së shpejti": ky është mesazhi i dërguar nga Christian Eriksen rreth orës 23:00 dje në bisedën me ekipin e Interit.

Pavarësisht se lojtari 29 vjeçar thotë se ndihet mirë dhe se pret të kthehet në fushë, mjekët thonë se kjo mund të jetë diçka e pamundur.

Dr. Scott Murray, një kardiolog i njohur britanik, i specializuar në parandalimin e problemeve të zemrës, thotë se Italia krenohet me rekordin e saj të parandalimit të arresteve kardiake në futboll, kështu që problemet e lojtarit danez ka të ngjarë të parashikojnë fundin e kohës së tij në Serie A.

Ai i tha MailOnline: “Ndoshta është (fundi i karrierës së tij) për të. Italianët i ndalojnë njerëzit që marrin pjesë në sport nëse zbulohet se kanë një anomali të konsiderueshme kardiake, është në ligj. Ata e kanë bërë për një kohë të gjatë, përtej 20 viteve dhe ata kanë ulur nivelet e vdekjeve nga arrestet kardiake në sport nga përtej 3% në më pak se 1%.

Profesor Sanjay Sharma kryeson grupin ekspert të konsensusit kardiak të FA. Ai thotë se shkaqet e arrestit kardiak të Eriksen mund të përfshinin një gjëndje shëndetësore të paidentifikuar ose një temperaturë të lartë, por raportet se futbollisti ishte zgjuar në spital ishin "një shenjë shumë e mirë": 

"Unë nuk e di nëse ai do të luajë më futboll. Pa e thënë shumë troç, ai vdiq sot, megjithëse për disa minuta, por ai vdiq dhe a do ta lejonte profesionisti mjekësor të vdiste përsëri? Përgjigja është jo".