Një person i armatosur hapi zjarr duke vrarë dy fëmijë dhe një të moshuar, të cilët po kalonin rastësisht në rrugë, në një qytet pranë Romës, ku u raportua nga policia si një incident i rrallë.

Sulmuesi, një burrë rreth të 30-ave, më vonë u gjet i vdekur në një shtëpi aty pranë. Supozohet të ketë vrarë veten, ndërsa policia po përgatitej të sulmonte ndërtesën ku ai ishte mbyllur për orë të tëra. 

Media italiane tha se i moshuari u godit ndërsa po ngiste biçikletën e tij dhe dy fëmijët u qëlluan ndërsa po luanin jashtë në qytetin Ardea, në jug të Romës. Flitet se fëmijët ishin të moshës 3 dhe 8 vjeç, por ende nuk janë verifikuar.

Politikanët u shprehën të tmerruar. "Ne jemi shumë të pikëlluar për vdekjen e dy fëmijëve dhe të moshuarit", tha Kryetarja e Bashkisë së Romës, Virginia Raggi, duke shprehur ngushëllimet për komunitetin Ardea në një kohë të tmerrshme zie.