Presidenti Biden e quajti Mbretëreshën Elizabeth jashtëzakonisht mikpritëse dhe tha se ajo i kujtoi nënën e tij, pas takimit tyre në Windsor Castle këtë të dielë.
"Ajo më kujtoi nënën time për sa i përket pamjes së saj dhe bujarisë", tha Joe Biden, duke shtuar se nuk mendonte ajo do të fyhej nga krahasimi.
Të dy tregonin histori për Kalanë Windsor dhe Shtëpinë e Bardhë, duke shijur çajin edhe me zonjën e parë, Dr. Jill Biden.
Ishte takimi i fundit i Z. Biden para se të nisej për në Bruksel, ndalesa tjetër në turneun e tij europian. Kjo vizitë, shërbeu edhe si thyerje akulli me Kryeministrin Boris Johnson, qeveria pro-Brexit e të cilit u pa dikur si më ideologjikisht e sinkronizuar me paraardhësin e Z. Biden, Donald J. Trump.
Johnson e vlerëso Biden si një "frymë të freskët" dhe tha se të dy ishin plotësisht në të njëjtat ide për çështje të tilla si, ndryshimi i klimës dhe edukimi për gratë dhe vajzat.